Ata qe jane pro BE-se s’mund te jene kunder EULEX-it
Pëlqej
Albeu.com
Ambasadori i Francës në Beograd, Jean Fracois Terral ka deklaruar se, “secili që është pro Bashkimit Evropian, nuk mund të jetë kundër misionit EULEX”.
"EULEX-i është Bashkim Evropian, dhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së e mbështesin atë”, ka thënë të martën Terral.

Ambasadori francez ka thënë se nuk dëshiron të futet në detaje sepse ende po diskutohet për to. “Ideja është që të mbështetet dhe zbatohet sundimi i ligjit në Kosovë, që do të thotë se, për ne, shteti ligjor është i një rëndësie thelbësore”, ka thënë Terral, për të shtuar se është shumë i rëndësishëm përmirësimi i stabilitetit rajonal. (telegraf)
Shtuar më 19/11/2008, ora 00:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori