At Zef Valentini dekorohet me Urdhėrin "Gjergj Kastrioti Skėnderbeu"
Presidenti Bamir Topi dekoroi tė martėn njė prej figurave mė tė shquara nė fushėn e albanologjisė, personalitetin fetar me njė kontribut tė rėndėsishėm si pėrkthyes, historian e filozof, At Zef Valentinin (Pas vdekjes), me Urdhėrin "Gjergj Kastrioti Skėnderbeu".

Nė ceremoninė zyrtare merrnin pjesė Kryetari i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, Bujar Leskaj, Ambasadori i Selisė sė Shenjtė, Imzot Ramiro Moliner Ingles, pėrfaqėsues tė bashkėsisė katolike, albanologė, historianė e studiues.

Presidenti Topi i dorėzoi pėrfaqėsuesit italian tė urdhrit fetar tė jezuitėve Urdhrin e lartė "Gjergj Kastrioti Skėnderbeu" nė nderim tė At Zef Valentinit (Pas vdekjes), me motivacionin "Albanologut tė shquar qė ia kushtoi jetėn studimeve mbi Shqipėrinė, duke dhėnė kontribut tė jashtėzakonshėm nė ndriēimin e problemeve tė etnicitetit, tė kulturės dhe historisė sė saj, ēka ndihmoi nė njohjen e shqiptarėve nė qarqet intelektuale dhe politike nė Evropė, e mė gjerė".

Nė fjalėn e tij, Topi u shpreh se "me njė formim profesional elitar, At Valentini pati njė angazhim direkt mė se 20-vjeēar nė jetėn publike shqiptare dhe gati 30-vjeēar nga Italia, duke qenė njėherėsh njė mėsues shembullor, studiues i aftė dhe krijues me kontribute tė mėdha nė dokumentimin e historisė dhe traditės zakonore ende tė panjohur sa duhet pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt".

"Ai ishte njėherėsh krijues dhe pėrkthyes, historian dhe filozof, njė personalitet fetar dhe publik, albanolog dhe figurė e pėrmasave tė larta akademike. Valentini ėshtė themelues e drejtues i "Qendrės Ndėrkombėtare tė Studimeve Shqiptare" nė Universitetin e Palermos, dhe pėr vite tė tėra njė nga emrat mė tė spikatur tė mbrojtjes dhe promovimit tė kulturės shqiptare nė botė", u shpreh Presidenti Topi. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2012, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Për të tretin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel renditet në krye të listës së femrave me më shumë ndikim në botë.

Për të tretin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel renditet në krye të listës së femrave me më shumë ndikim në botë.