At Nikolla Marku akuza kishës greke
Famullitari i kishës “Shën Maria” në Elbasan, At Nikolla Marku deklaroi dje, se Festa e Pashkëve të kësaj pranvere do e çlirojë nga e keqja e saj e përjetshme kishën Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare.

“Ne klerikët do të lutemi që kjo festë të bëjë të mundur çlirimin njëherë e përgjithmonë të kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare nga uzurpimi i personave me shtetësi e kombësi greke. Pashkët e sivjetme do i festojmë të bashkuar për lavdinë e Zotit dhe rreth flamurit kombëtar shqiptar”,- u shpreh At Nikolla Marku gjatë një konference të dhënë për shtyp. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2012, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori