At Marku: Janullatosi po përpiqet të helenizojë shkollën shqipe
Albeu.com
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos, është vënë sërish në bankën e të akuzuarëve nga prifti "rebel" At Nikolla Marku.At Marku ka akuzuar Kryepeshkop Janullatosin se po përpiqet të helenizojë shkollën shqipe.
“Janullatosi dhe njerëzit me pushtet që e mbështesin po përpiqen më të gjitha mënyrat që shkollën e parë shqipe ta shpallin si greke”, ka deklaruar At Marku.

Ai i konsideroi këto përpjekje si pjesë e një politike shoviniste antikombëtare në vendin tonë.

At Nikollë Marku është i vetmi prift ortodoks shqiptar që nuk e njeh autoritetin e Janullatosit në vendin tonë. Sipas tij Janullatosi është vënë në krye të Kishës në kundërshtim me statutin e Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare.

Kohë më parë Kryepeshkopi Janullatos bëri të ditur se do të niste procedurat për të marrë nënshtetësinë shqiptare.
Shtuar më 29/09/2007, ora 15:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori