Mickoski nga Brukseli: S’ka marrëveshje, zgjedhje të shpejta për dalje nga kriza

Nga Brukseli, takimet me përfaqëues të lartë të BE-së, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sërish ka përsëritur se kjo parti nuk pranon asnjë marrëveshje sipas diktatit bullgar dhe se vendit i duhen zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare.

“Mesazhi ynë është i qartë. VMRO-DPMNE nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që do të jetë sipas diktatit bullgar. Ky është mesazhi thelbësor që e dërguam dhe do ta dërgojmë në Bruksel. Cështja e dytë që e themi në takime është që në Maqedoni sa më shpejt të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare” – tha Mickoski.

Mickoski, sic ka deklaruar, është shprehur i habitur nga ajo që kishte dëgjuar nga bashkëbiseduesit. Sipas tij, anëtarët e Qeverisë kur vijnë në Bashkimin Evropian, sipas tij, akuzojnë opozitën dhe kërkojnë nga Brukseli të bëjë presione ndaj VMRO-DPMNE-së ta pranojë marrëveshjen me Bullgarinë. /KlanMacedonia


Shtuar 27.06.2023 14:48