Aspak të sigurt! Turistët e huaj gjejnë predha të rrezikshme në plazhin e shumë frekuentuar nga shqiptarët
Në këtë plazh, jo më shumë se një kilometër në veri të qytetit të Sarandës, një turist çek ka zbuluar dhjetra prédha mórtajash vetëm 20 metra larg bregut. David ishte në kërkim të një plazhi të qetë me pak njerëz dhe u zhyt nën ujë duke filmuar dhe aty gjeti múnicionet e rrézikshme.

“Po kërkonim plazhe pa njerëz ”- thotë turisti çek.

“Kur i gjetëm për herë të parë ishim duke notuar 20 metra larg bregut. në 4 metra thellësi janë rreth 30-40 prédha. U trondita. Mu duken si shishe, bëra video dhe kur i pashë në breg u binda që janë bomba. Janë mjaft afër bregut. Duhet bërë diçka”

David dha menjëherë sinjalin për turistët e tjerë çekë dhe polakë që janë në Shqipëri. Ata kanë krijuar një grup në facebook dhe ndajnë eksperiencat e tyre kur udhëtojnë apo vizitojnë vendet më të pazakonta për turistët e tjerë. David lajmëroi edhe pólicinë që ditën e diel, por në zonën ku ndodhen prédhat e rrézikshme nuk ka asnjë sinjalizim. Për më tepër aty vijojnë të bëjnë plazh turistë të tjerë. Ne gjetëm Danielën e cila ka ardhur nga Serbia, edhe ajo i zbuloi prédhat.

“I pashë këtu dhe ishte cekët. Disa fëmijë erdhën dhe kjo mund të jetë shumë e rrézikshme. Jemi të shokuar. Unë jam për herë të parë në Shqipëri. Por kjo është një gjë shumë e keqe për turizmin. Njerëzit u trembën. I bëj thirrje pólicisë dhe qeverisë të bëjnë diçka. T’i nxjerrin këto bomba nga deti ose të venë dhe tabela. Është e rrézikshme për turistet. Nuk është normale. Është për lúftë jo për turizëm. Kam 10 dite këtu, dua të vi prape por kam fríkë. Nëse është çdo plazh si ky nuk ka siguri”

Úshtarakë që kanë parë videot e filmuara nën ujë nga turisti cek thonë se múnicionet janë të reja dhe jo të lúftës së dytë botërore. Ajo mund të jenë marrë nga ndonjë nga reparet úshtarake në zonë gjatë vitit 1997 dhe janë hedhur më pas në det. Fare pranë vendit në fakt ka qenë një repart úshtarak i marinës./T.Ch
Shtuar më 24/08/2020, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori