Asnjë vend i Ballkanit nuk hyn në BE për 5 vjet
Pëlqej
I emëruari për komisioner të fqinjësisë së Bashkimit Evropian dhe të negociatave të zgjerimit, Johannes Hahn është shprehur se Bashkimi Evropian nuk do të pranojë shtet anëtar të ri brenda saj për së paku 5 vjet.

Hahn ka mbështetur idenë e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, se do të duhen shumë vite që BE-ja të mund të zgjerohet me shtete të tjera.

Ai nuk ka theksuar vazhdimin e negociatave me Serbinë dhe me Malin e Zi, vende të cilat janë në këtë stad në raport me BE-në.

Lidhur me Ballkanin Perëndimor, Hahn ka nënvizuar se vendet e rajonit nuk mund të veçohen nga pjesa tjetër e Evropës kur bëhet fjalë për infrastrukturën dhe për energjinë, duke thënë se BE-ja do bëjë ç'mos që këta dy elementë të mos mungojnë më. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori