Asnjë shtrat i lirë, spitali i Sanatoriumit nuk pranon më pacientë
Janë ezauruar kapacitetet e shtretërve në sitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë, ndërkohë edhe shtretërit në spitalin Infektiv janë drejt mbushjes.

Kjo vjen si psojë e shtimit të ndeshëm të rsteve të reja dhe përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vend.

Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 4 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. Në total në 4 spitalet Covid ka 550 shtretër, ndërkohë që në spitalin Covid 4 zakonisht shkojnë rastet më të lehta, që kanë nevojë për mbikqyrje post Covid.

Pikërisht ky spital ka dhe kapacitetet më të mëdha që nuk janë shftytëzuar, ndërkohë që situata paraqitet emergjente në tre strukturat e tjera, ku mjekët janë të detyruar që të punojnë jashtë kapaciteteve të tyre.

Në raste se do të ketë një ezaurim të këtyre spitaleve që gjenden në Tiranë, atëherë do të hapen dhe spitalet rajonale, duke nisur fillimisht me Elbasanin, Fierin dhe Vlorën. Nëse do të vazhdohet me këto ritme infektimesh situata duket se brenda ditësh do të jetë plotësisht jashtë kontrollit.
Shtuar më 10/02/2021, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori