Asnjë ndihmë! 40 familje kanë mbetur në qiell të hapur në Pezën e Vogël (FOTO LAJM)

Pas tërmetit shkatërrues të mëngjesit të së martës, 6.3 ballë, të shumta janë qytetet e Shqipërisë të vëna në rrezik.

Kaos, shtëpi të shembura, njerëz të paushqyer dhe të pastrehë.

E tillë është gjendja edhe në Pezë të Vogël.

Mësohet se deri tani nuk është bërë ende asnjë regjistrim për t’i nxjerrë banesat të banueshme ose jo dhe familjet kanë mbetur në qiell të hapur.

Banorët kanë nevojë për ndihmë urgjente, ushqim dhe strehim.

Raportohet se në disa prej familjeve të prekura ende nuk ka shkuar askush për të parë gjendjen dhe për të ofruar ndihmat që ende vazhdojnë të mblidhen në Shtëpinë e Kulturës.
Shtuar më 28/11/2019, ora 17:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori