Asnje komune nuk do mbetet jashte pakos Ahtisari
Pëlqej
Albeu.com
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Sadri Ferati tha komunat e reja që do të krijohen në procesin e decentralizimit do të jenë brenda institucioneve të Kosovës dhe nuk do të ketë implementim të ligjeve dhe institucioneve të Serbisë.
''Kompetencat shtesë që i jepen disa komunave të komunitetit serb janë mbi të gjitha përgjegjësi para qytetarëve dhe nuk mund të përdoren për të anashkaluar pushtetin qendror'', theksoi Ferati.

Pyetjes së bërë, se çfarë do të ndodhte, nëse Paketa Ahtisaari do kishte implementim të pjesshëm, ministri Ferati tha se do të ishte joreale që ky draft të mos ishte gjithëpërfshirës. Ai theksoi se ''komuniteti serb në Kosovë ka filluar të shprehë gatishmëri për të komunikuar me institucionet e Kosovës mbi këtë proces dhe çfarëdo tentative për të krijuar dhe funksionuar institucionet komunale paralele në Kosovë është e papranueshme dhe e parealizueshme''.

Paketa Ahtisaari, e cila është edhe marrëveshje e Prishtinës me faktorin ndërkombëtar, parashikon formimin e gjashtë komunave të reja me shumicë serbe, si Mitrovica veriore (veriu i vendit), Graçanica (afër Prishtinës, Kosova qendrore), Ranillugu (rrethina e Kamenicës), Parteshi (rrethina e Gjilanit), Kllokoti/Vërboci (rrethina e Vitisë) dhe Novobërda, e cila është tashmë komunë, por do të zgjerohet, (këto të fundit në rajonet lindore-jugore të vendit).
Shtuar më 03/11/2008, ora 00:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori