Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin dha sot masën “Arrest me burg” për Shkëlqim Isufin, i akuzuar për veprën penale të “Marrëdhënieve
seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”.
Po ashtu, 48 vjeçari akuzohet edhe për “Marrëdhënie
seksuale me të mitur”, dy
akuza këto,
ndër më të
rëndat të kodit penal.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të delikatesës por edhe për faktin se çështja është nën hetim. /fax/
Shtuar më 12/07/2019,
ora 14:33