Asnjë vend i veçantë nuk do të luajë rol ndërmjetësues n&eu
Albeu.com
Në bisedimet për Kosovën nuk do të ketë asnjë vend europian që do të luajë ndonjë rol të veçantë ndërmjetësimi. Të gjitha vendet europiane do të luajnë rolin e tyre në bisedimet që zhvillohen brenda për brenda trojkës. Kështu tha sot në Berlin, zëdhënësi i qeverisë gjermane Thomas Steg (Tomas Shteg). Kështu: "kancelarja gjermane ndodhej dje në Budapest. Atje zhvilloi bisedime intensive me palën hungareze. Kancelarja Merkel i njeh mirë marrëdhëniet e veçanta që Hungaria ka me Kosovën si dhe Serbinë. Ndaj bisedimet ishin të rëndësishme për të bërë të qartë se nuk do të ketë asnjë vend europian që do të luajë rol të posaçëm ndërmjetësimi. Europianët do t`i zhvillojnë bisedimet brenda për brenda trojkës."

Gjermania përfaqësohet në këtë trojkë nga Wolfgang Ischinger, ambasadori gjerman në Londër.

"Trojka ka në këtë proces ndihmën e duhur të qeverisë gjermane," shtoi zëdhënëi i ministrisë së jashtme Stefan Bredhol. "Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara i është lutur trojkës të përgatisë deri në dhjetor një raport mbi bisedimet që janë duke u kryer. Kjo do të ndodhë. Trojka është aktualisht duke bërë bisedat e para, të cilat sigurisht do të vazhdojnë."
Shtuar më 23/08/2007, ora 12:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori