Askush se dinte! Gazetari irlandez i zbulon sekretin Ramës për pronën në Berlin
Kryeministri Edi Rama është padyshim një ndër njerëzit më të komentuar të momentit në vend.

Kjo jo vetëm për pozicionin e tij politik, por edhe për jetën private, stilin dhe jetën prej artisti.

Por pavarësisht informacioneve që tashmë dihen nga publiku shqiptar, askush se dinte se Rama është pronar i një galerie në Berlin.

Ky fakt është zbuluar nga gazetari i njohur Daniel McLaughlin i cili ka intervistuar kryeministrit Edi Rama.

"Rama dhe aleatët e tij, akuzohet se u bëjnë presion mediave kritike, duke kufizuar aksesin ndaj informacionit dhe duke shmangur përgjegjësinë, me kanalin e tij online ERTV – Edi Rama TV – të kthyer në një nga dritaret krysore të aktivitetit qeveritar.

E gjithë kjo qëndron mjaft larg imazhit ndërkombëtar të një ish studenti arti dhe basketbollisti, një shpirti të lirë dhe një njeriu që vishet në mënyrë ekstravagante, një skulptori në kohën e lirë, pronar i një galerie në Berlin, që vesh atlete për të takuar liderë të tjerë.

Rreth dy dekada pasi u bë kryebashkiak i Tiranës dhe nisi të mbulonte fasadat e pallateve me ngjyra të ndezura dhe murale të guximshme, disa liderë të BE-së mbeten ende të pa bindur se shenjat e ndryshimeve pozitive në Shqipëri, janë më shumë se fasadë", shkruan Daniel McLaughlin në "The Irish Times". /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2019, ora 18:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori