"Askush nuk mund të të lëndojë me shumë se vetja", Marsida ka akoma për të thënë
Eshtë kthyer padyshim në një personazhet më të komentuar për momentin, që kur
ngjarja e rëndë tronditi qytetin e Kavajës.
Në banesën e
Marsida Qatjas, 30-vjeç pati një përplasje me armë më 10 tetor ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos shefi i sigurisë së burgut të Durrësit, Bledar Toci.
Ajo ka folur për disa media duke sqaruar versionin e saj sesi ndodhi
ngjarja ama nuk mungojnë edhe shkrimet në rrjete sociale.
Pikërisht në Facebook, ajo ka publikuar një status ku shkruan:
Askush nuk mund të të lëndojë më shumë se sa lëndon ti veten tënde, duke menduar për gjëra dhe njerëz që nuk vlejnë!! /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2019,
ora 09:41