Askush nuk e priste! Vajza që i rrëmbeu e para puthjen Saimirit, eleminohet nga sfida
Mbrëmjen e sotme rregullat në “Love Story” ndryshuan dhe
Saimirit iu desh të eliminonte vetëm një vajzë nga spektakli i dashurisë. Pavarësisht se ajo ishte e para që i
rrëmbeu një puthje, Saimiri vendosi që të largonte
Vivien nga “Love Story”.
Në fakt askush nuk e priste që ajo të eliminohej kaq shpejt nga gara, ndërkohë që vetë
Vivien u shpreh se e ndiente një gjë të tillë.
Ajo tha se në fakt e kishte dhe vetë dëshirën për t’u larguar, sepse nuk i pëlqejnë disa nga veprimet e “princit modern”.
Vivien i uroi suksese
Saimirit në këtë rrugëtim, duke i thënë” Unë nuk jam për ty, ti nuk je për mua”.
Mbrëmjen e sotme
Vivien u shpreh kundër
Saimirit, për shkak se ai u
puth edhe me Suelën, pasi i
rrëmbeu një puthje Silvanës.
Ajo tha se në momentin që
puth një vajzë Saimiri duhet të mbajë një përgjegjësi, sepse nuk është e moralshme që t’i
puthë të gjitha me radhë. Ndërkohë “princi modern” tha se puthjen e kosndieron si një etapë të dashurisë, madje si stacionin e parë drejt dashurisë.
Shtuar më 21/12/2020,
ora 22:59