Askush nuk e do BE-në më shumë se shqiptarët
Pëlqej
Anëtarësimin e vendeve të tyre në Bashkimin Evropian më së shumti e duan shqiptarët, në njërën e tjetrën anë të kufirit. Kështu del nga sondazhi i kryer nga Gallup International. Anëtarësimin në BE e duan 73 për qind e qytetarëve të Kosovës dhe 81 për qind të Shqipërisë.

Në vendet tjera të Ballkanit perëndimor, ndërkaq, kjo mbështetje është më e vogël. Në BeH vetëm 25 për qind e banorëve të atjeshëm e konsiderojnë këtë gjë të mirë, në Maqeodni 60 për qind (edhe kjo përqindje është më e madhe falë qytetarëve shqiptarë në këtë republikë), kurse në Serbi 44 për qind.

Sipas “Gallupit”, në BeH dhe Kroaci 32 për qind e të anketuarve mendojnë se anëtarësimi në BE është punë e keqe, në Serbi kjo përqindje është 17, në maqeodni 9, në Kosovë 6 dhe në Shqipëri e Mal të Zi 4 për qind.

Serbi protezat e qeverisë së tyre i përkrahin 22 për qind e të anketuarve, kurse nuk i mbështesin 65 për qind. Në Kroaci 70 për qind e qytetarëve nuk e përkrahin qeverinë, në Maqedoni 41, në BeH 19, në Kosovë protezat e qeverisë i përkrah 48 për qind e qytetarëve, ndërsa 46 për qind të tjerë jo. Rezultatet e këtij hulumtimi do të shpallen së shpejti në Bruksel.
Shtuar më 13/11/2010, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori