Aksident i rëndë në Rinas, disa të plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Rinasit.
Sipas raportimeve të para mësohet se nga ky aksident ka të lënduar disa persona.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, teksa një automjet tip “Benz A-Class” është përplasur me një tjetër makinë “Benz” model 220.

Si pasojë e përplasjes njëri nga mjetet ka përfunduar në një fushë në anë të rrugës, ndërsa mjeti tjetër në kanal.

Dëshmitë e para nga vendngjarja thonë se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lëvizjes së mjeteve.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/

Shtuar më 07/08/2017, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori