Ashtu si edhe Ramën, gjermanët bëjnë për ujë të ftohtë zyrtarin grek në kufi
Edi Rama nuk është i vetmi zyrtar i lartë që i kontrollojnë imtësisht pasaportën në kufijtë e zonës shengen.

Me të njëjtën ndodhi është përballur edhe lideri i opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis, i cili është kontrolluar në aeroportin gjerman të Frankfurtit.

"Si grek u ndjeva i sikletosur kur u çova në një terminal të ndryshëm të aerportitFrankfurtit dhe prita 20 minuta që të më kontrollonin pasaportën"., - tha ai më pas gjatë një takimi të organizuar në Bruksel.

Verifikimi i personave që hyjnë nga Greqia është një e drejtë e Gjermanisë e cila bazohet mbi një marrëveshje të shtetit me Komisioinin Europian. /albeu.com/
Shtuar më 04/12/2017, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori