Ashton: Zgjedhjet, test për shqiptarët
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Europian Catherine Ashton i bëri sot apel politikës shqiptare që të zhvillojnë zgjedhje konform stadarteve europiane ndërsa ofroi mbështetjen e Bashkimit Europian për mbarëvajtjen e ketij procesi.


Në një konferencë për mediat pas takimit me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Ashton u shpreh se rruga e Shqipërisë drejtë Bashkimit Europian është në duart e shqiptarëve.


"Jam vertet e lumtur qe gjendem sot ne Tirane. U takova me kryeministrin Berisha, Presidentin Nishani dhe kreun e opozitës Rama ku patem bisedime rreth situatës politike. Vizita ime vjen pas debatit të djeshem ne Kuvend. Për BE-në është e rëndësishme që zgjedgjet të jenë në perputhje me standartet. Ky eshte një test per fundksionimin e demokracisë në vend. BE do të angazhohet për të garantuar një proces zgjedhor konform stadarteve. Shqipëria ka bërë progres në këtë aspekt. Progresi drejtë rruges se BE është në duart tuaja." u shpreh Ashton. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2013, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori