Ashton: Kriza politike rrezikon integrimin
Albeu.com
Perfaqesuesja e Larte per Politike te Jashtme dhe Sigurine ne Bashkimin Europian, Catherine Ashton, njekohesisht zevendespresidente e Komisionit, po zhvillon vizita zytare ne Bosnje e Serbi , per ta mbyllur turin e saj ballkanik sot me Kosoven.Megjithese nuk e viziton Tiranen, perfaqesuesja e larte e BE-se ka percjelle mesazhin e saj te pare per Shqiperine nga Beogradi. Ne fjalen e saj, ndersa permend ecurine e vendeve te rajonit, Ashton thote se vitet e fundit edhe Shqiperia ka bere progres te rendesishem, megjithate, veshtiresite aktuale politike po rrezikojne perparimin e metejshem.

"Me duhet te them me sinqeritet se jam mbeshtetese e forte e dialogut politik dhe jo bojkotit si rruge per te gjetur zgjidhje politike" u shpreh Ashton.

Per liberalizimin e vizave Ashton deklaroi se po punohet me qeverite e vendeve te rajonit qe nuk perfituan nga ky proces vitin e kaluar.

Behet fjale per Shqiperine dhe Bosnjen per te cilet Ashton garantoi se nuk do te kene kritere shtese pervec atyre qe parashikon udherrefyesi. Expertet e BEse po vleresojne ne terren sipas saj permbushjen e kushteve nga keto dy vende./tch/
Shtuar më 19/02/2010, ora 17:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori