Ashton: Kosova nder sfidat kryesore te BE-se
Albeu.com
Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikë të Jashtme Catherine Ashton, në një intervistë për "Fajnenshëll tajms" ("Financial Times") ka deklaruar se sfidat kryesore të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian janë Kosova, afrimi me ...... Kinën dhe Rusinë si dhe formimi i shërbimit diplomatik të BE-së. Gazeta e cilëson Kosovën si shembull të kufizimeve me të cilat do të përballet shefja e dikasterit të politikës së jashtme të BE-së dhe kujton se pesë anëtare nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa 22 të tjerat e kanë njohur. Catherin Ashton me këtë rast ka thënë se dallimet rreth njohjes së pavarësisë ekzitojnë, por ekziston njëherësh edhe "pajtimi absolut: për "programin thelbësor të ndihmës që po e formojmë në Kosovë". Ajo ka shtuar se në përshkrimim e punëve të saj është që të zbatojë këto qëndrime në vepër dhe t'i prezantojë. "Kur mes nesh nuk ka pajtim, anëtaret zhvillojnë bisedime të gjata", është shprehur Catherin Ashton për FT.
Shtuar më 04/02/2010, ora 16:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori