Ashton: Integrimi ne BE stabilizon Ballkanin
Albeu.com
Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton ka deklaruar se integrimi i plotë i Ballkanit perëndimor në BE sjell stabilitet për rajonin.Deklaratën e saj Ashton e bëri gjatë një vizite në Athinë, pas një takimi me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu.
“Ballkani perëndimor mbetet një prioritet për Bashkimin Evropian”, ka pohuar shefja e diplomacisë evropiane. Ashton dhe Papandreu kanë diskutuar edhe për axhendën greke “Evropa 2014”, që parashikon anëtarësimin e plotë të Ballkanit në BE në vitin 2014.
Shtuar më 09/07/2010, ora 15:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori