Ashton: E ardhmja e Kosoves ne BE
Albeu.com
Bashkimi Evropian është absolutisht i bindur se e ardhmja e Kosovës është në BE. Kështu ka deklaruar në Prishtinë, kryediplomatja evropiane Catherine Ashton. Pas takimeve që zhvilloi me kryeministrin Hashim Thaçi dhe udhëheqësit e misioneve civile ndërkombëtare në Kosovë, Ashton inkurajoi vendet e rajonit të kultivojnë dialogun dhe bashkëpunimin rajonal, si pjesë e politikave që e shpien Ballkanin nw BE. Pavarësisht faktit se 5 nga 27 vende të BE-së nuk e njohin ende shtetin e Kosovës, Ashton ka thënë se ka një pajtueshmëri të plotë se Kosova dhe rajoni kanë perspektivë evropiane dhe paraqesin prioritet në agjendën politike të BE-së.
Shtuar më 19/02/2010, ora 22:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori