Ashton: BE presion për dialog
Catherine Ashton
Përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton deklaroi sot pas mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të 27 vendeve të BE-së se i dërguari special Miroslav Lajcak mund të kthehet në Tiranë brenda kësaj jave.

Diçka e tillë sipas saj do të ndodhë në rast se do të shikohet e nevojshme në kuadër të bisedimeve me kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e opozitës Edi Rama.

Ashton insistoi se po bëhet një presion ndaj klasës politike për rinisjen e dialogut ndërsa këmbënguli në faktin se ka disa vlera si demokracia, shteti ligjor dhe të drejtat e njeriut që duhen respektuar pasi janë parime bazë.
Shtuar më 31/01/2011, ora 20:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori