Ashpërson gjuhën Basha: 30 qershori, varreza politike e Edi Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme kur shprehet se 30 Qershori është varreza politike e Edi Ramës.

Ai shkruan në rrjetet sociale se, shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë se Europa dhe shton se, nuk ka asnjë hap pas në aksionin opozitar.

"30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, shokut të avdylajve dhe bandave të krimit. Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas! #21qershor", shkruan Basha në Facebook.
Shtuar më 15/06/2019, ora 20:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori