Asgjësohen 9950 rrënjë kanabis në Krujë
Pëlqej
9950 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar ditën e sotme nga policia e Krujës. Lënda narkotike ishte mbjellë në 43 parcela në fshatin Kurcaj.

Burime nga policia bëjnë me dije se bimët arrinin në lartësi 20-50 cm. Ndërkohë efektivët e policisë po punojnë për zbulimin e kultivuesve të lëndës narkotike të asgjësuar.

Shtuar më 19/08/2014, ora 21:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori