Drejtori i Pfizer: Rama erdhi me plan vaksinimi në New York, prandaj e ndihmuam

Në Shqipëri ka mbërritur sot shefi i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, për të parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave dhe për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me vaksina Pfizer.

Në një pronocim për mediat, Bolura tha ka vendosur të ndihmojë Shqipërinë që në fillim pasi Rama i shkoi në New York me një plan konkret vaksinimi.

Gjithashtu, ai zbuloi se Rama i ka bërë dhuratë një pikurë të realizuar vetë, dhe se e mban si kujtim në zyrën e tij në New York.

“Dua të falenderoj kryeministrin Rama që më ftoi në Shqipëri. E njoh Ramën sepse është lider i mirë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon dhe në Europë. Por kisha kënaqësinë ta takoja vitin e shkuar në fillim të pandemisë kur ai erdhi në New York për të diksutuar sigurimin e vaksinave për vendin e tij. U impresionova sepse në atë kohë askush nuk të vizitonte dhe as udhëtonte. Ka qenë kohë shumë e vështirë. I propozova një videotelefonatë, por ai më tha se dua të të takoj personalisht, dhe unë e vlerësova vërtet shumë. Më pas hapëm zyrat në New York për të zhvilluar këtë takim. Ai ishte shumë i qartë jo vetëm për të ndihmuar popullin e tij, por kishte dhe një plan si do të bëhej vaksinimi. Kjo më bëri të kuptoja që vaksinat që do të shkonin në Shqipëri do të përdoreshin vërtet te qytetarët. Prandaj desha ta ndihmoja Shqipërinë. Jam shumë i impresionuar me lidershipin e Ramës. Që nga takimi i parë, ne jemi parë sërish, dhe dua t’i them se ndihem shoku yt dhe është nder i madh për mua. Sigurisht, kurrë nuk do të harroj dhuratën që më bëtë, një pikturë që e keni bërë vetë të cilën e kam në zyrën time në New York.  Faleminderit shumë”, tha ai./albeu.com

 

 


Shtuar 11.10.2021 12:02