Asgjësohen 6160 rrënjë bimë narkotike në Shkodër
Pëlqej
Policia e qarkut Shkodër ka identifikuar dhe asgjësuar 30 parcela, në të cilat ishin kultivuar gjithsejt 6160 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Bimët narkotike janë asgjësuar në fshatin Benë, Komuna Shllak Shkodër, ku në 15 parcela tokë publike ishin kultivuar 4010 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, si dhe në Bjeshkët e Draganit, fshati Xhaj, Komuna Shkrel, me 2150 rrënjë bimë narkotike të të mbjella në 15 parcela tokë publike. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori