Asgjesohen 367 bimë narkotike në Berat, 5 persona në pranga
Policia e Beratit këtë të hënë ka bërë të mundur asgjësimin e 367 rrënjëve kanabis dhe arrestimin e 5 personave, mes të cilëve edhe kryeplaku i fshatit Allambres, Hajri Selamaj.

Sipas policisë bimët narkotike u gjetën në fshatin Allambres dhe Velçan të Beratit.

Ndërkohë, në Skrapar, në vendin e quajtur Rezervuari i qelqit, u gjetën 158 rrënjë kanabis. Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2015, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori