Asgjësohen 275 rrënjë kanabis në Vlorë
Pëlqej
Policia e Vlorës asgjeson rreth 275 rrënjë kanabis sativa në tre fshatra të ndryshme ndërsa ka prangosur edhe njërin prej kultivuesve të cilit i janë sekuestruar vetëm 5 rrënjë kanabis.

fshatin Karbunare u gjetën 5 rrënjë bimë kanabis me lartësi deri në 2 metra të mbjella në afërsi të një banese, dhe pas asgjësimit, efektivët e policisë kanë arrestuar pronarin e kësaj banese, 60-vjeçarin Shyqyri Fakaj. Në fshatin Gjorm, u zbulua një parcelë me 185 rrënjë kanabis sativa, me lartësi deri në 1.8 metra, e cila ishte kultivuar në një tokë me pronësi publike. Ndërsa në fshatin Lepenicë, u zbulua një parcelë me 85 rrënjë kanabis. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori