Asgjësohen 2 mijë rrënë kanabis në Krujë
Pëlqej
Policia e Krujës ka bërë të mundur asgjësimin e 28 parcelave me hashash, të cilat kishin rreth 2000 rrënjë.

Aksioni i policisë është ndërmarrë përkatësisht në fshatin Shkrete dhe Kurcaj.

Gjatësia e bimëve narkotike arrinte nga 30 cm-1 m lartësi.

Sipas informacioneve që bën me dije policia, mësohet se droga ishte mbjellë në toka pa pronarë.
/albeu.com/


Shtuar më 01/08/2014, ora 19:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori