Asgjësohen 180 rrënjë kanabis në Vlorë
Në Vlorë janë asgjesuar 180 rrënjë kanabis, ndërsa aktualisht kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Mësohet se lënda narkotike është zbuluar në fshatin Brataj, në vendin e quajtur Kongolem, në një përrua mes një terreni të pyllëzuar.

Lënda narkotike u konstatua në dy parcela, pa pronar, ku në njërën prej tyre bima sapo kishte çelur nga fara dhe tjetra me lartësi deri në 10 cm. /albeu.com/


Shtuar më 29/04/2015, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori