Zjarri në fabrikën e peshkut, momenti kur punëtorët përballen me pamjet e frikshme (VIDEO)

Rreth orës 06:30 të mëngjesit të ditës së sotme është përfshirë nga zjarri një fabrikë e përpunimit të peshkut në Lezhë. Fatmirësisht, nga flakët nuk ka pasur të lënduar pasi fabrika, në momentin kur ka rënë zjarri, ka qenë e mbyllur.

Më vonë, punëtorët kanë mbërritur për të nisur ditën e punës dhe janë përballur me zjarrin e frikshëm që ka kapluar të gjithë godinën.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërkohë për shkak të tymit, mësohet se një zjarrfikës nuk është ndjerë mirë dhe është shoqëruar në spital.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:30, në dalje të qytetit të Lezhës, ka rënë zjarr në fabrikën e peshkut.

Nuk ka dëme në njerëz,  vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve.

Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.

./albeu.com

 


Shtuar 18.02.2022 08:35