Shqiptari gjendet i pajetë në mes të pyllit

Një trup i pajetë është gjetur në një pyll, në afërsi të fshatrave Llovcë dhe Burincë.

Këtë lajm të rëndë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Policia është informuar se në një pyll, teren i papërshtatshëm në mes fshatrave Llovcë dhe Burincë, afër lumit Llapushnicë është gjetur një trup i pajetë. Trupi i pajetë është mashkull i paidentifikuar për momentin”, ka deklaruar Hashani.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani trupi i pajetë ende nuk është idetifikuar. Më tej ai ka thënë se policia po punon për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.


Shtuar 4.05.2020 09:00