Asgjë nuk keni parë, në këtë datë vjen i ftohti polar në Shqipëri dhe Kosovë
Sipas parashikimeve të meteorologëve, Ballkani pritet të goditet sërish nga vorbulla polare që do të sjellë temperatura të ulëta, rreshje bore dhe ciklon gjatë mesit të janarit.

Temperaturat minimale në Kosovë parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë celsius.

Kjo gjendje sinoptike ka tendencë të ndryshojë pas gjysmës së dytë të muajit, duke krijuar kushte për rritjen e temperaturave, por që reshjet kohë pas kohe do të jenë prezente.

Midis 7 dhe 13 janarit temperaturat do të vijojnë të ulen në Shqipëri, ku më ekstremet do të jenë Korça, deri në -20 gradë celcius, Kukësi me -13C, Peshkopi -14C, Bajram Curri -16C, Ersekë -14C, Përmet -12C.

Në Tiranë termometri mund të shënojë -7 gradë celcius gjatë ditës së nesërme ndërsa 6 është temperatura më e lartë. Po nesër, të mërkurën dhe të premten ka një shans të vogël për rreshje bore në kryeqytet.


Shtuar më 07/01/2019, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori