Asfaltohet rruga “Fadil Gjuzi” në Sauk, Veliaj: Po punojmë në çdo rrugë të qytetit
Gjithnjë e më shumë investimet e Bashkisë së Tiranës po shtrihen në nivel kapilar.

Pas investimeve madhore në qendër të qytetit dhe rehabilitimit të disa lagjeve, ndërhyrjet po përmirësojnë infrastrukturën edhe në zonat në periferi duke zbutur diferencat që ekzistojnë.

Një prej investimeve të fundit është dhe ndërtimi i rrugës “Fadil Gjuzi” në zonën e Saukut, e cila u vjen në ndihmë dhjetëra familjeve që në periudhën e shirave ishin të detyruar të kalonin përmes baltës.

“Po punojmë në çdo rrugë të qytetit! Ekipi, në Sauk, ku asfaltoi rrugën "Fadil Gjuzi". Tirana në punë”, shkruan Veliaj.

Ndërtimet në këtë zonë janë kryesisht të reja pas viteve ’90, ku si rezultat i dhënies së lejeve pa kriter nga ish-komunat, ka pasur probleme me infrastrukturën. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2017, ora 12:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori