Asambleja Parlamentare e NATO-s, miraton një rezolutë në mbështetje të planit t&
Pëlqej
Albeu.com
Në sesionin pranveror të Asamblesë, të mbajtur në Portugali, me ftesë të sekretariatit të kësaj asambleje, Zhoze Lelo, ka marrë pjesë edhe një delegacion nga Kosova, i kryesuar nga kryetari i Komisionit parlamentar për Siguri, Naim Maloku dhe zv/ministri i Punëve të Brendshme Dejan Jankovic.Asambleja Parlamentare e NATO-s, ka miratuar një Rezolutë në mbështetje të planit të Ahtisarit për Kosovën. Në sesionin pranveror të Asamblesë, të mbajtur në Portugali, me ftesë të sekretariatit të kësaj asambleje, Zhoze Lelo, ka marrë pjesë edhe një delegacion nga Kosova, i kryesuar nga kryetari i Komisionit parlamentar për Siguri, Naim Maloku dhe zv/ministri i Punëve të Brendshme Dejan Jankovic.
Asambleja parlamentare e NATO-s ka miratuar një rezolutë për Kosovën, në mbështetje të planin e Ahtisarit. Miratimi i rezolutës për Kosovën ishte pika më e rëndësishme e sesionit pranveror të Asamblesë parlamentare të NATO-s, që u mbajt në Madeira të Portugalisë, tha për radion tonë, kryesuesi i delegacionit të Kosovës, Naim Maloku. Kosova është prezantuar për herë të parë zyrtarisht në punimet e kësaj asambleje dhe ajo ka marrë ftesë edhe për takimin e ardhshëm të Asamblesë parlamentare të NATO-s, që do të mbahet në Bruksel. rtk
Shtuar më 28/05/2007, ora 17:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori