E FUNDIT/ Plagoset me pistoletë silenciator një person pranë piramidës
Asambleja e PS-se voton rezoluten e Rames
Albeu.com
Asambleja kombëtare e Partisë Socialiste në mbledhjen e sotme ka vendosur të miratojë tre nga pikat më kryesore të saj. Kështu Asambleja Kombëtare ka miratuar rezolutën e kreut socialist Rama kundrejt rezolutës së Ben Blushit ku kjo rezolutë ka marrë vetëm 15 vota.Një tjerër vendim i marrë nga Asambleja kombëtare të PS-së është se kongresi i PS-së do të mblidhet në 29 gusht nw Pallatin e Kongreseve në orën 11:00 dhe se kjo forcë politike nuk do të bojkotojë parlamentin.
Deputeti i PS-së Ben Blushi është shprehur për mediat se ka kënaqësinë kanë bërë të mundur të bindnim asamblenë që të mos bojkotojë në mënyrë kategorike parlamenti. Ai gjithashtu shtoi në lidhje me dorëheqjen e kreut Rama se ka hyrë në fuqi statusi për të zgjidhur kreun e ri të PS-së.
Ndërsa kreu i Asamblesë Kombëtare të PS-së Gramoz Ruçi pasi ka deklaruar vendimet e marra nga asambleja e cila shpalli fituese rezolutën e kreut socialist Rama është shprehur se asnjëherë nuk ka pasur asnjë predispozitë për bojkot të PS-së në parlament. Ruçi gjithashtu është shprehur se ai ka mbështetur rezolutën që Asambleja kombëtare e PS-së ka miratuar në mbledhjen e sotme. Ndërsa pyetjes se nëse Rama do të dorëhiqet Ruçi u shpreh se kushdo në këtë vend është i lirë të zgjedh dhe të zgjidhet duke shtuar se asambleja do të zbatojë vendimet e kongresit. Ruçi gjithashtu ka deklaruar edhe 5 pikat e rezolutës të miratuar nga asambleja e PS-së të cilat janë:

1. Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit nuk kanë përmbushur standardet ndërkombëtarë dhe bën përgjegjës kryeministrin Berisha dhe qeverinë e tij për "deforminin e qëllimshëm të procesit zgjedhor"

2. Rezultati i zgjedhjeve është "i papranushëm dhe i manipuluar nga komisionerët para dhe pas procesit zgjedhor.

3. Çdo produkt i këtyre zgjedhjeve është me legjitimitet të cunguar dhe zgjedhjet e parakohshme, janë objektiv i imponuar për ti dhënë sovranitet të pakontestueshëm politik parlamentit dhe mandat legjitim qeverisë"

4. "PS distancohet nga çdo rrugë për të imponuar atë dhe opozitën në miratimin pa kushte të një rezultati zgjedhor që nuk shpreh vullnetin e lirë të popullit"

5. Partia Socialiste nuk do të bojkotojë punimet e Kuvendit. PS është e palënkundur për të bërë deri në fund transparencë të procesit megjithë instrumentet ligjore dhe kushtetuese.
Shtuar më 29/07/2009, ora 03:44
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori