Del video kur Cllevio përndiqte dhe ndalonte me makinë babanë e Noizy-t: O xhaxh, djali jot s’më ka qejf (VIDEO)

Personi i cili u përfshi në përleshje fizike me Noizyn, i qujatur Cllevio, ose i njohur ndryshe me nofkën “Cllevio Serbiano” ka qënë në ndjekje të rreperit prej kohësh.

Vitin e kaluar ai ka publikuar një video në rrjete sociale duke ndjekur me veturë babain e Noizyt. Duke u munduar ta arrijë makinën e babit të rreperit ai i drejtohet me fjalët:

“O xhaxh, po të përshëndes për qejf, edhe unë jam një nga ata që djali jot nuk e ka qejf, po ti je baba dhe ke kampion djalin, pavarësisht se ne në rrugë, unë jam Cllevio Serbiano, respekte, gjujts nga Amerika”, iu drejtua Cllevio babait të Noizyt.

Cllevio Sebiano është bërë i njohur nga rrjetet sociale dhe prej kohësh ka shënjestruar rreperin duke e sharë virtualisht.Mesazhet kërcënuese më pas që të dy kanë shkëmbyer u bënë shkak i pëleshjes fizike mes tyre.

Një ditë pas këtij konflikti lokali i rreperit të njohur i është vendosur në lëndë plasëse nga ku nuk dihet akoma nëqoftëse ka ardhur nga personi i cili Noizy është konfliktuar.