Asambleja e PS pritet të nxjerrë sot emrat e rinjë të kryesisë
Pas mbylljes së Kongresit të Partisë Socialiste gjatë mbrëmjes së kaluar, grupet e numërimit pritet që të nxjerrin gjatë ditës së sotme edhe emrat e anëtarëve të kryesisë së re dhe sekretarët që do të jenë stafi më i afërt i kryetarit, Edi Rama.

Në një asamble maratonë e cila ka nisur në orën 11:00 gjatë ditës së kaluar dhe deri në mbrëmje, 1500 delegatë të ardhur nga gjithë Shqipëria votuan dje programin e ri politik, i përmbledhur në një broshurë prej 92 faqesh nën titullin “Rilindja Shqiptare”.

Ndërkohë vetëm 30 minuta pasi Kongresi i PS mbylli punimet, Edi Rama bëri komentet në faqen personale të rrjetit social Tëitter. Ai e vlerësoi Kongresin shumë të bukur, dhe dha dhe disa nota për fjalimet që i kishin pëlqyer më shumë.

“Ky është kongresi më i bukur qëkur jam në PS. Dhe më e bukura është që ky është vetëm fillimi” ka shkruar Rama në këtë rrjet social. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2011, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori