Asambleja e PS, numërimi i votave të hënën
Partia Socialiste shtyn për ditën e hënë proçesin e numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare.

Numërimi është shtyrë për shkak të festës së Kurban Bajramit ndërsa procesi i numëritet do të zhvillohet nesër në orën 09:00 në Pallatinin e Kongreseve.

Pas votimit të Asamblesë së re, do të jetë kjo e fundit, e cila do të zgjedhë kryesinë dhe sekretarët që do të jenë stafi më i afërt i kryetarit, Edi Rama. 1500">1500 delegatë të ardhur nga gjithë Shqipëria votuan dje programin e ri politik, i përmbledhur në një broshurë prej 92 faqesh nën titullin "Rilindja Shqiptare", por edhe ndryshimet në statutin e saj.

Shtuar më 06/11/2011, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori