Asambleja e Përgjithshme debaton për kërkesën serbe
Albeu.com
Ende nuk dihet se sa vende do të marrin pjesë në seancë, kush do të jetë për dhe kundër dhe a do të jetë numri më i madh i vendeve që distancohen apo abstenojnë nga debati dhe votimi.Vendet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në punimet e Sesionit të 63-të të Asamblesë, do të kenë sot në rend dite dhe do të debatojnë në një seancë të radhës edhe për kërkesën e Serbisë për një projektrezolutë që do të autorizojë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të japë mendimin nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Gjykatës ndërkombëtare mund t'i drejtohen për çështje të ndryshme vendet anëtare të organizatës botërore vetëm përmes organeve të Kombeve të Bashkuara, në radhë të parë Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme.
Ende nuk dihet se sa vende do të marrin pjesë në seancë, kush do të jetë për dhe kundër dhe a do të jetë numri më i madh i vendeve që distancohen apo abstenojnë nga debati dhe votimi. Mirëpo, nëse do të
votohet për këtë propozim, atëherë ai mund të miratohet ose refuzohet me votën për ose kundër të shumicës së vendeve pjesëmarrëse në seancë, e jo shumicën e votës së vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Gjithashtu ende mbetet një enigmë se cili do të jetë dhe a do të ketë pajtueshmëri me tekstin e propozuar apo edhe mund t'i shtohen amendamente nga vende që nuk pajtohen me te.
Sidoqoftë sot në New York pritet një debat dinamik dhe një votim, epilogu i të cilit nuk mund të ndryshojë statusin e Kosovës, por mund të ketë ndikim në ndërtimin e shtetësisë së saj dhe afirimimin e mëtejmë si një vend në familjen e kombeve të pavarura. /S. Gashi-rtk/
Shtuar më 08/10/2008, ora 19:02
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori