Fans i Luizit, por fituesi i “Big Brother Kanada” nuk i reziston dot Olta Gixharit

Olta Gixhari ka publikuar një video ku përmbledh në disa foto pushimet e saj në jug të Shqipërisë dhe shpejt video ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Mes komenteve të shumta, ka dalluar edhe Kevin Jacobs, fituesi i “Big Brother Kanada”, i përmendur shpesh nga Luizi brenda shtëpisë.  Kevin Jacobs me të mësuar mbi Luizin dhe famën e tij, u shndërrua në një ndër fansat më të flaktë të këngëtarit gjatë lojës së BBV.

Por së fundmi ai ka surprizuar duke i komentuar Olta Gixharit një emoji, por aktorja nuk i ka kthyer asnjë replikë.