Dhunohet me sende të fortë 32-vjeçari në aksin Fushë Krujë – Thumanë, dërgohet në spital

Një 32-vjeçar është dhunuar me sende të rënda në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. I riu është dërguar në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasit tjetër të përfshirë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.09.2023, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka goditur dyshohet me sende të forta, shtetasin D. P., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasit tjetër të përfshirë./albeu.com

 


Shtuar 13.09.2023 13:26