"As që dua t’ja di për ju", si u ofendua nga Rama e plagosura (VIDEO)
Adelina Shehu, banorë e zonës së Unazës së Re, ka mbetur e plagosur rëndë gjatë protestës së djeshme para parlamentit.

Adelina ka dëmtuar rëndë këmbën dhe po e mban në allçi, ndërkohë që shprehet se është ndier shumë e ofenduar nga kryeministri Edi Rama në spital.

“Kemi ngelur shumë të ofenduar nga kryeministri jonë. Nuk e prisja, ndoshta deri në ato moment po më dhembte trupi, pastaj më dhembi shpirti. Kemi qenë në një dhomë ku ishin të lënduar dhe dy policë dhe në tre protestues. Erdhi dhe ministri i Brendshëm dhe ai as nuk na i hodhi sytë.

Vjen kryeministri dhe drejtohet tek polici. Kishte përballë një zonjë tjetër të lënduar. Dhe ajo i drejtohet: “O kryeministër po si na e bëtë këtë punë kështu?!”

“Ti moj zonjë mos fol fare, se nuk kam ardhur për ty, por kam ardhur për të parë atë vajzën 24-vjeçare, që i keni hequr gishtat e dorës, se është vajzë nënë, si do të vinte sikur të ishte vajza jote dhe të vinte me gishtat e hequr?”

“O kryeministër po dhe unë jam vajzë nënë, nuk më bëri lopa, shikoje këmbën time si jam bërë, pse nuk duhet të më flasësh?!”

“As nuk dua që t’ja di për ju, ju jeni zaptues dhe duhet të zhdukeni një orë e më parë, mos të dukeni më këtu. Ato që kanë letra do të marrin dëmshpërblim, ju do të zhdukeni.”

I thamë po janë fjalët e tua o kryeministër, kur na thatë ti gëzoni këto shtëpi, kur erdhët të na merrnit votat.

“Nuk është e vërtetë tha nuk ua kam thënë këto fjalë.”

Kjo ishte përgjigja e kryeministrit tonë. Dhe kjo na vret më tepër. Nuk na ka vrarë as policia ne, as ne policinë, por na keni vrarë ju si shtet”– shprehet Adelina.

Adelina shprehet se ato u provokuan nga policia dhe protesta degradoi me dhunë.

“Protesta degradoi e dhunshme, u provokua nga policia, na shtynin, na largonin. Kur kemi kaq ditë këtu dhe e nisëm si një protestë paqësore siç ka qenë gjatë këtyre ditëve kur kemi kaq ditë dhe dalim para shtëpive tona. Ku i thërrasim qeveritarët që të vijnë dhe të na dëgjojnë të flasin me ne, të na sqarojnë për të gjithë gjërat që janë këtu. Dhe vendosëm që ti shkojmë kryeministrit pranë Kuvendit që të dëgjonte me mirë zërin tonë dhe të na sqaronte. Ne gratë dhe fëmijët ishim në rradhë të parë. Afrohemi atje dhe në ato moment policia na shtyn me shkelm. Më është thyrë kyçi këmbës sepse më ka shtyre policia. E kam parë vetën timë në spital. Kam hedhur këmbën në allçi dhe kam që dje që nuk lëviz nga vendi.”

Ajo thotë se do të vijojë protestën për të mbrojtur banesën e tyre, pasi ka 20 vite që jeton në atë banesë.

“Unë kam 20 vjet që banjo në këtë banesë. Letra nuk kemi, sepse kemi pritur nga shteti që ti legalizojmë. Shteti më ka marrë taksa, me ka bërë kontrata, kam paguar taksa trualli. Si qenkam e paligjshme unë. Ne jemi në rrugë ça bonus qeraje.“- shprehet ajo./FaxWeb/
Shtuar më 23/11/2018, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori