As me PD e as me PS, Rudina Hajdari zbulon partinë me të cilën do të garojë në zgjedhje
"Absolutisht, pa dyshim. Do hyj në zgjedhje me partinë e re. Do quhet nisma..."

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari është shprehur se ajo do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nën siglën e formacionit të ri politik që do të quhetNisma”.

"Absolutisht, pa dyshim. Do hyj në zgjedhje me partinë e re. Do quhet nisma. Jam shpresëplotë që qytetarët do më japin shansin që të zgjidhem në bazë të platformës që do ndërtojmë së bashku dhe për t’i dhënë shansin këtij grupimi për të ndryshuar gjëra.

Sot është momenti që qytetarët të përkrahin lëvizje si kjo që është për institucione të forta, pro integrimit dhe mbështet parimet perëndimore", deklaroi Hajdari. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2020, ora 20:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori