Albin Kurti anuloi takimin me Veliajn? Ambasada e Kosovës në Tiranë zbulon të vërtetën

Në media sot u aludua se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka anulluar takimin me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka treguar versionin e tij se pse është anuluar takimi i paraparë që të ndodhte sot mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kreut të Bashkësisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Hasani që ka qenë pjesë e takimeve që sot ka mbajtur Kurti në Tiranë në saje të vizitës së parë zyrtare që nga marrja e detyrës së kryeministrit, ka deklaruar se arsyeja se pse takimi i paraparë Kurti – Veliaj është anuluar është sepse kryeministri i Kosovës kishte pasur një agjendë në Prishtinë.

“Kryeministri nuk e ka anuluar vizitën te kryetari i Bashkësisë së Tiranës z.Erion Veliaj. Po për shkak të agjendës në Prishtinë, takimin me Ministrin e Jashtëm të Italisë dhe për shkak të kohës për të mbërri atje e ka shtyrë vizitën për një ditë tjetër”, ka deklaruar ambasadori Nait Hasani për Gazetën Express.

Sipas agjendës zyrtare që ka dërguar qeveria e Kosovës, Kurti ishte paraparë që të shihej me Erion Veliajn në ora 11:55 minuta.

Pas anulimit të takimit, kreu i Bashkësisë së Tiranës tha se Kurti e ka devijuar agjendën dhe nuk e di arsyen e anulimit.


Shtuar 11.02.2020 16:13