As Dako e as Sejdini, kë donin të "fshinin" socialistët
PS i kërkoi KQZ-së që të ndalonte rikandidimin e kryetarëve të bashkive që kishin tre mandate në krye të detyrës duke synuar kështu largimin nga skena politike "me lezet" të xhaketave të vjetra të politikës në rrethe.

Kryesorët që prekeshin nga kjo reformë janë Vangjush Dako i Durrësit dhe Qazim Sejdini i Elbasanit, por edhe Xhelal Mziu i Kamzës, zonë e cila ka një mal me vota të djathta.

Por, edhe pse në dukje një aksion për të larguar Dakon dhe Sejdinin, nisma e fundit e PS kishte më shumë qëllim shkuljen siç tha e Belinda Balluku në një komunikim me SMS me një tjetër deputet, të Fiqiri Ismailit nga Vora.

Sa i përket, Dakos dhe Sejdinit, moskandidimi i tyre është vulosur tashmë.

Me dosjen 339 si një shpatë mbi kokë dhe lidhjet e dyshuara me banditë, Dako duhet të jetë më shumë se i çmendur që të rikandidojë. Dhe kështu pritet të ndodhë. Ai nuk do të jetë më si kandidat për Durrësin.

Albeu.com mëson nga burime pranë tij se Dako shprehet se "zgjedhjet lokale do t'i shohë thjesht si spektatorë kësaj radhe" duke mbyllur kështu përfundimisht çdo mundëdi kandidimi.

Të njëjtën linjë duket se po ndjek edhe Qazim Sejdini. Ai po promovon një riosh në politikë si Gledian Llatja duke e lënë në duar "të sigurta" të investimit të tij të gjatë në krye të Elbasanit.

Llatja u dërgua nga Rama në Elbasan si prefekt me synimin për ta katapultuar më pas si kandidat për kryebashkiak.

Të dyja këto konfirmojnë se socialistët në fakt nuk donin "fshirjen" e Dakos dhe Sejdinit, të cilët tashmë janë fshirë, por pikërisht të Fiqiri Ismailit dhe Xhelal Mziut, gjë që e rrëzoi KQZ. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2019, ora 15:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori