As Berisha e as Nano ne SHBA, Presidenti shoqerohet nga zv.ministri i jashtem
Albeu.com
Presidenti i Republikes Alfred Moisiu dhe zv.ministri i Puneve te Jashtme Luan Hajdaraga do te prezantojne zyrtarisht Shqiperine ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara.Fatin per te qene ne samitin ku do te jene edhe kreret e shteteve dhe qeverive te te gjithe vendeve, nuk do ta kene as kryeministri ende ne detyre Fatos Nano, dhe as ai qe pritet te dekretohet nga Presidenti, Sali Berisha. Nano nuk do te jete ne kete samit per shkak te lenies se detyres se kryeministrit menjehere sapo te caktohet kryeministri i ri nga Presidenti i Republikes. Ndersa Berisha edhe pse mund te kete perfunduar ne kohe te gjitha procedurat dhe te kete marre edhe votbesimin ne parlament, do ta kete te pamundur te prezantohet ne nje aktivitet te tille kaq te rendesishem pa pasur as dijeni dhe as informacionin e nevojshem per kete mbledhje. Nderkaq, nje tjeter arsye eshte fakti se Berisha nuk mund te marre pjese ne nje aktivitet te tille te rendesishem, kur pas dekretimit dhe betimit te qeverise se tij nga Presidenti te mos kete marre asnje mbeshtetje nga ana e zyrtareve perendimore, evropiane apo amerikane. Ndersa Nano, i cili ka humbur thelle zgejdhjet parlamentare te veres se ketij viti, nuk mund te prezantohet ne kete samit si kryetar i nje mazhorance te humbur qe po shkon ne opozite, per te prezantuar Shqiperine.

Ne fillim u duk se nxitimi i Berishes per te marre menjehere votbesimin ne Kuvend, ishte prezantimi i tij ne mbledhjen e keshillit te sigurimit te Kombeve te Bashkuara, por shume shpejt, nje ide e tille u hodh poshte nga zyrtaret e larte te shtetit, te cilet bene me dije se Shqiperia kete vit do te prezantohet ne kete samit nga kreu i shtetit dhe aspak nga zyrtare ekzekutive. Per te njejten arsye ne kete mbledhje nuk po shkon as ministri i jashtem, por vetem zv.ministri i Puneve te Jashtme Luan Hajdaraga. Por ne te njejten kohe me sa eshte shprehur nen ze deri me tani, duket se dy lideret kryesore te te dy forcave politike, kane pikepamje te ndryshme persa i perket votes qe duhet te jepet per reformimin e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Sipas burimeve, socialistet jane te idese qe ne kete nisme te mbeshtesin Italine dhe flitet se per kete, vete kryeministri Nano ka garantuar kryeministrin Italian Silvio Berluskoni. Por duket se nuk jane ne te njejten linje demokratet, te cilet mendojne se vota per reformimin e Keshillit te Sigurimit duhet t'i jepet projektit gjerman. Madje u fol se nje nder vizitat e para te kryeministrit te ri do te jete ne Berlinin Zyrtar. GSH
Shtuar më 30/08/2005, ora 15:17
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori