As Berisha e as Basha, demokratja e preferuar e Ramës është Jozefina Topalli
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës në News 24 ka folur gjërë e gjatë mbi zhvillimet politike në vend, marrëdhëniet pozitë-opozitë e temat e nxehta si Tahiri e droga në vend.

Gjatë bisedës, kryeministri është pyetur për 3 demokratët që ai vlerëson më shumë.

Ndër to ai ka rënditur edhe ish-kryetaren e Kuvendit Jozefina Topallin me të cilën ka pasur debate të forta në Kuvend.

Jozefina Topalli, jo për shumëçka, por për një fakt që besoj se meriton respekt: një njeri konseguent deri në fund edhe me gabimin e vet”- tha Rama.

Fjala e Ramës për demokratët e “preferuar"

Alfred Serreqi është një personazh për të cilin ruaj shumë respekt. Një njeri i kulturuar dhe shumë dinjitoz.

Ridvan Bode, më dukej sikur ishte i vetmi që përdorte lapsin kur të tjerët i binin muzikës me vesh.

Pavarësisht çfarë mund të jetë thënë, ishte një person që bënte diferencën. Po të mos ishte ai Saliu nga Sudja do shkonte te Sania dhe nga Vehbiu te Aliu.

Jozefina Topalli, jo për shumëçka, por për një fakt që besoj se meriton respekt: një njeri konseguent deri në fund edhe me gabimin e vet. /albeu.com/


Shtuar më 15/11/2017, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori